A do e lirojë Berisha zyrën në PD pas vendimit të gjykatës? Flet deputeti demokrat

3 Mars 2023 | 19:24

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi thotë se organet e PD-së do të marrin vendimet e duhura pas vendimit të Gjykatës së Apelit, vendosi që çështja për vulën të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi tha se vendimi i gjykatës ka shënuar një ditë të zezë për pluralizmin dhe demokracinë shqiptare.

“Unë bëra komentin në lidhje me këtë vendim. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat, organet kolegjiale të zgjedhura të PD-së, jo ato që ka emëruar kryeministri, që nuk përfaqësojnë PD-në, por përfaqësojnë një logo që e ka përzgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së.

Populli opozitar ishte sot në shesh. Vendimet e PD-së do t’i marrin organet e saj. Ky ishte një vendim që ka shënuar një ditë të zezë për pluralizmin dhe demokracinë shqiptare”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026