A do zgjidhet ndonjëherë “ligji i luftës” me Greqinë? Lea Ypi: Jam optimiste, shumë konflikte janë zgjidhur nga…

5 Janar 2026 | 23:18

Akademikja Lea Ypi rrëfeu në një intervistë për Euronews Albania të pathënat nga libri i saj i dytë, “Të poshtëruar”, që tregon jetën e gjyshes së saj në vitet ’20 në Selanik.

Ndër rrethanat që shtjellohen në libër janë edhe pasojat e ligjit të luftës me Greqinë, që bllokoi pronat dhe pasuritë e shumë shqiptarëve.  

‘Ajo që jam munduar të bëj është të pasqyroja të gjitha pikëpamjet e kohës për këto fenomene, nuk ishte vetëm pjesë e historisë së shtetit por edhe e historisë famijare. Në libër shtjellohet, duke nisur nga rrethanat e rënies së perandorisë osmane ku zë fill edhe marrëdhënia me Greqinë… Gjithë historia e Ballkanit zë fill këtu’, tha Ypi.

Ajo u shpreh optimiste se ligji i luftës do të gjente një zgjidhje, jo më tepër në sajë të vullnetit të dy shteteve se sa nën juridiksionin e BE, ‘që i ka dhënë edhe më parë zgjidhje çështjeve të ngjashme të pakicave’.

‘Jam optimiste, jo në çështje të vullnetit të shteteve, por duke parë precedentët historikë dhe se si është ndërtuar BE, shumë nga këto konflikte mes pakicave janë zgjidhur nën juridiksionin e BE, kanë marrë zgjidhje nga BE. BE ka një politikë të caktuar lidhur me çështjet e pakicave, të konflikteve fetare, në këtë kontekst bëhen më të pashmangshme këto ura lidhëse mes shteteve’, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026