English

A do rikandidojë për një tjetër mandat si kryebashkiak në Lezhë? Flet Pjerin Ndreu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi se ka ambicie për të garuar në zgjedhjet e ardhshme vendore, për të fituar një mandat të dytë në qytetin verior.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Ndreu u shpreh se beson që Partia Socialiste do ta rikandidojë në Lezhë.

“Unë ambicien e kam të rikandidoj, për arsye të tempit të punëve që kemi përballuar gjithë këtë kohë. Kemi arritur të mbajmë ritmin dhe të japim produktin e duhur. Borxhet e bashkisë po shkojnë drejt sfumimit, turizmi dhe bujqësia janë vlerësuar në mënyrë të posaçme. Në turizëm kemi bërë hapa përpara, në bujqësi ne kemi ndërhyrë në bërjen e 400 km kanale kulluese, çka ka bërë që tokat të mos përmbyten më. Besoj se do jem i konfirmuar, sipas të dhënave që kam”, theksoi ai.

Në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme, Partia Socialiste do të garojë e vetme dhe jo me aleatë.

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi ditën e djeshme se aleatët e tyre janë vetëm qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×