A do ta njohë Greqia Kosovën? Gazetari nga Athina zbulon planin e fshehtë
Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri i ftuar në studion e emisionit “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro ka folur në lidhje me vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës, ndër të cilat është edhe Greqia.
Guri u shpreh se liderë botërorë rendën për t’u pozicionuar në krah të Amerikës. Sipas tij njohja e Kosovës nga ana e Greqisë është shumë e vështirë teksa shtoi thuajse e pamundur. Ai thekson se një nga arsyet që Greqia nuk e njeh Kosovën është Qipro.
“Është padyshim Qipro, fakti se është një e ndarë midis Turqisë europiane dhe të pushtuar nga Turqia, dhe kjo do të vendoste Greqinë në një pozitë shumë të vështirë. Në një sfidë të madhe jo vetëm për konsumin e brendshëm politik, jo vetëm për pozitën e qeverisë, por edhe historikisht, sepse duhet të sjellin një shembull shumë domethënës të zhvilluar ditën e fundit për të parë, për të kuptuar rëndësinë dhe, aq më tepër, përmasat që merr pozicionimi i një qeverie në raste të tilla.
Para pak kohësh, ne u befasuam nga rrëmbimi i Maduros nga amerikanët. Pra, një operacion i cili befasoi botën, dhe Maduro u transferua në Amerikë, i akuzuar siç e dimë. Por në këtë moment shumë liderë botërorë rendën për t’u pozicionuar në krah të Amerikës, kryesisht Donald Trump, presidenti amerikan.
Nga ana tjetër, deklarata që bëri Mitsotakis ngjall jo vetëm reagime të brendshme politike të së majtës, por të gjithë aspektin politik diplomatik dhe shqetësimin se automatikisht la të nënkuptohej që Turqia kishte të drejtë ose ka të drejtë të bënte atë që bëri në vitet ’70 në pushtimin e Qipros.
Pra, në këtë moment u desh të bëhej një deklaratë e dytë, të dilnin shquarat e të botës greke për të sqaruar të gjithë deklaratën e tij dhe duke arritur në kulmin që kryeministri i Greqisë nuk kishte informacionin e duhur, ndaj bëri këtë deklaratë të nxituar.
Në këtë kontekst, nëse e krahasojmë me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë, do të ishte diçka shumë e vështirë, e pamundur, por mendoj që do kishte një zgjidhje tjetër. Nëse trysnia ndërkombëtare, aq më tepër diplomacia, përveçse është trysni, është edhe faktori i interesit, biznesit apo raporteve që kanë shtetet me njëri-tjetrin, mund të gjejë një formulë ose një format ndryshe që të kishte njohje ose vite të forta me Kosovën.
Ndaj, për Greqinë është pak e vështirë, nëse jo e pamundur, njohja e Kosovës në mënyrë të plotë, që do të ishte një pozitë ndryshe për gjithë Ballkanin”, tha ai.
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920