A do takohet me presidentin Biden? Si përgjigjet Vladimir Putin
Lufta në Ukrainë mori të gjithë vëmendjen e samitit mes Rusisë dhe Azisë Qendrore të mbajtur në Astana.
Presidenti rus është takuar me liderë të ish-republikave sovjetike, të cilët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për atë që po ndodh në Ukrainë, një vend që ishte gjithashtu pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Në konferencën për mediat pas takimit, Putin iu përgjigj pyetjes nëse do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në samitin e G20 në Indonezi.
“Ju duhet të pyesni Bidennëse ai është gati për negociata me mua. Sinqerisht, nuk shoh asnjë domosdoshmëri. Nuk ka ende një platformë për këto negociata”, u shpreh shefi i Kremlinit.
Putin foli dhe për lidhjen e pretenduar të korridoreve humanitare për transportin e grurit ukrainas me sulmin në urën e Kerçit dhe hodhi poshtë çdo kërcënim.
“Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) vuri në dukje se e ngarkesa, por mund të thuash eksploziv, është dërguar nga deti nga Odesa. Por ende nuk është verifikuar. Nëse është bërë me ndihmën e anijeve të mallrave me grurë, nëse do të konstatohet se korridori humanitar përdoret për kryerjen e sulmeve terroriste, sigurisht që do të vinte në pikëpyetje të mëdha funksionimin (ekzistencën) e mëtejshme të këtij kalimi humanitari”, tha ai.
I pyetur nëse i vjen keq për pushtimin e Ukrainës, presidenti rus tha se nëse nuk do ta kishte bërë këtë, situata do të ishte shumë më e keqe për Rusinë në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë