A do të antarësohet Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Nuk ka qark të shkurtër

8 Prill 2025 | 10:55

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë një mundësi reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, nëse reformat e miratuara implementohen me sukses.

Kallas u shpreh se sundimi i ligjit është një nga elementët kyç për këtë proces, duke shtuar se kjo gjë bëhet realitet nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,

“Së pari, 2030 është një objektiv realist, por është i realizueshëm nëse ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Shqipëria, me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Europian dhe begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha ajo.

Kallas theksoi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo nënvizoi se Bashkimi Europian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është në dispozicion për të ndihmuar në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara.

“Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara. E kemi mbështetjen e plotë për grup-kapitujt dhe në zbatimin e ligjeve”, tha Kallas, duke shtuar se përshpejtimi i procesit të integrimit është i mundur vetëm përmes një angazhimi të vazhdueshëm dhe të sinqertë nga ana e Shqipërisë.

Në një moment tjetër të konferencës, Kallas theksoi gjithashtu se Shqipëria ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave të Bashkimit Europian, përfshirë mbështetjen e plotë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

“Bashkimi Europian ka ofruar 13 milionë euro për modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, por bashkëpunimi ynë shkon përtej sektorit të sigurisë. Shqipëria ka një axhendë ambicioze për të përfunduar negociatat me BE-në brenda dy viteve të ardhshme”, tha Kallas.

Në fund, ajo njoftoi se një dialog i ri për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë mes Shqipërisë dhe BE-së do të nisë së shpejti, një hap tjetër drejt një partneriteti më të ngushtë dhe më të avancuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026