Rama në konferencë me shefen e Politikës së Jashtme të BE: Lufta, një kërcënim real

8 Prill 2025 | 10:43

Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në Kryeministri Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama bëri me dije temat që ishin diskutuar me shefen e politikës së jashtme të BE-së.

Kryeministri tha se në fokus të diskutimeve ishin procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përpjekjet për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027, problemet në rajon, si dhe bashkëpunimi me BE-në në fushën e sigurisë.

“Kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, si dhe në politikën e jashtme të Shqipërisë, e cila është 100% e linjës me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Natyrisht, kemi diskutuar për sfidën e madhe të procesit drejt anëtarësimit në BE dhe për kalendarin ambicioz të dakordësuar me Komisionin për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027. Po ashtu, kemi diskutuar për rajonin dhe problematikat që ekzistojnë, në një moment kur kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, ku fatmirësisht të gjitha vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ky destinacion është një pikë referimi e jashtëzakonshme për të kuptuar politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në të ardhmen”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se gjatë takimit ishte diskutuar edhe për çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë.

“Siguria është një temë qendrore për BE-në”, shtoi ai.

Rama shtoi se lufta, tani, nuk është më një film bardh e zi nga e kaluara, por një kërcënim real për Evropën.

“Sikundër e kam ndarë edhe pak më parë, dua ta përsëris që në një anketë të bërë në BE për popullaritetin e Bashkimit Evropian, rezulton se që nga 1983 mbështetja për BE-në nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Kjo sepse popujt e Evropës e ndjejnë se lufta nuk është më një film bardh e zi i të shkuarës, por është një kërcënim real ndaj të cilit Evropa duhet të shtrëngojë radhët dhe të forcohet. Pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026