Bruksel apo Ankara? Çipa: Qasja mes Ramës dhe Erdogan, lojë e protagonizmit rajonal

7 Janar 2021 | 08:57

Analisti, njëkohësisht kreu i Urdhrit Gazetarëve Shqipëri, Aleksandër Çipa tha për Euronews Albania se vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Turqi është vizita më përfaqësuese sa i përket pjesëmarrjes së kabinetit qeveritar.

Sipas tij, qasja mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan është sa gjeopolitike dhe diplomatike dhe shprehje e protagonizmit rajonal.

“Qasja mes Ramës dhe Erdogan është sa gjeopolitike dhe diplomatike, aq edhe lojë e protagonizmit rajonal. Këtu sjell në vëmendje situata e krijuara në raportet bilaterale dhe trilaterale lidhur me dy nga çështjet më të rëndësishme të rajonit; debatet mes Turqisë dhe SHBA që janë dukur si prag i luftës së ftohtë dhe polemika mbi negocimin e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vizita e fundi e Ramës me një pjesë të mirë të kabinetit ka të dyja pjesët; edhe konfidencës e tepërt me Erdogan por ajo që kërkon më shumë analizë, është niveli që çon partneritetin mes Tiranës dhe Ankarasë”, tha z. Çipa.

Për z. Çipa, sa i përket anës tjetër që është qasja e vendit tonë me Brukselin, duhet parë duke analizuar tekstin e marrëveshjeve të shumta që u nënshkruan dje mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare.

“Ana tjetër është qasja me Brukselin, si kryeqyteti drejt të cilit ne aspirojmë të anëtarësohemi, dhe jo një kryeqytet ku duhet të riorientohemi. Këto janë dy qasje që duhet të interpretohen drejt, por interpretimi i tyre varet nga tekstet e marrëveshjeve mes dy palëve.

A mund të kemi një efekt të turqizim të sistemit tonë arsimor, ka një mësymje të lektorëve turq në universitete, ka një marrëveshje që i krijon terren gjuhës turke dhe marrëveshjes që lidhen me simbolet grafike mbi artefaktet historike”, u shpreh z. Çipa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026