A do të marrin pjesë në protestën e opozitës? Qytetarët të ndarë në mendime
Nesër në orën 17:00 do të jetë protesta e radhës e opozitës. Euronews Albania pyeti qytetarët nëse do të marrin pjesë në këtë protestë, por një pjesë e mirë e tyre nuk janë të informuar se çfarë proteste do të zhvillohet nesër. ndiqni përgjigjet e tyre.
-Çfarë proteste? Partia e Lirisë dhe PD, bëjnë protestë. Jo, jo nuk i dua fare.
-Nesër, çfarë proteste? E PD dhe PL? Jo, nuk jam me ta.
-Ata protestën e bëjnë për karriget e veta, protesta që bëhet nga PD dhe PL bëhet që të shpëtojnë lidershipet e veta nga burgu.
-Do merrni pjesë ne protestë nesër? Po sigurisht, do marrim.
-Përse është protesta? Në asnjë mënyrë, protesta politike, për të vajtur do venë ata që kanë gllabëruar, që vunë tabelat tokë e xanun.
-Jo nuk dua t’ia di fare, për çfarë është? Për arrestimin e Metës dhe Salianjit? Ja kanë bërë shumë mirë.
Protesta është cilësuar si më e madhja e zhvilluar deri më tani. Ajo do të zgjasë 3 orë dhe do të jetë e shpërndarë në disa pika të ndryshme, jo vetëm në Tiranë.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026