A do të përjashtohet Spiropali nga PS? Ja si përgjigjet Erion Braçe…
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjet brenda kampit rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.
Brace u shpreh se shqetësimet e ngritura nga Spiropalit lidhur me ministrokracinë apo drejtorokracinë brenda PS janë të vërteta dhe shqetësojnë shumë deputetë të PS.
I pyetur nëse Rama do ta përjashtojë Spiropalin nga grupi, Braçe u përgjigj se ky është një vendim që e merr partia dhe jo individi.
“Personalizimin e pushtetit e vuan edhe qeverisja, edhe ne si deputetë, ministrokracionë dhe drejtokracinë e vuajmë edhe ne si deputetë. Është pabarazi mes atyre që janë edhe deputetë, edhe ministra dhe kanë gjithë hierarkinë e shtetit me vete. Çfarë problemi ka të flasësh për këtë? Ndoshta është marrëdhënie personale mes të dyve, nëse zonja e pranon, por ne të gjithë jemi investim i PS, të gjithë jemi deficitare ndaj PS, ka dhënë më shumë PS ndaj nesh se ne. Unë po flas për debat brenda PS, këto nga jashtë nuk më duhen… Duhet t’i themi gjërat në sy për gjërat që nuk shkojnë dhe të kemi bonsensin t’i pranojmë, se nuk është sakrilegj të pranosh kritika për pushtetin… Përjashton partia, jo individët. Mendoj se PS nuk përjashton”, tha Braçe.
Eric Wendt kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri, Çejku: Një kandidaturë shumë e mirë
Analisti komenton zgjedhjet në PD: Ka vetëm një kandidat, nuk ka kuptim të ketë proces
Braçe kundër ‘Diellës’: Nuk e jap votën për ministra me AI
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar