A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

19 Qershor 2026 | 22:17

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo arritja më e madhe e energjisë së prodhuar nga protestat. Sipas tij, debati publik është përqendruar gabimisht te pyetja nëse kjo lëvizje do të shndërrohet në një forcë politike, ndërsa potenciali i saj është shumë më i madh se kaq. Ai u shpreh se nëse e gjithë kjo energji qytetare do të përfundonte vetëm me krijimin e një partie, atëherë do të ishte një rezultat zhgënjyes, duke përdorur shprehjen se “mali ka pjellë një mi”.

Qiraxhi argumentoi se Shqipëria ka tashmë dhjetëra parti politike dhe shtimi i një partie tjetër nuk përbën më një ngjarje të rëndësishme për zhvillimin demokratik të vendit. Sipas tij, protesta nuk ka prodhuar një alternativë brenda sistemit ekzistues politik, por ka krijuar një dinamikë të re shoqërore, duke sjellë në vëmendje një formë tjetër organizimi dhe angazhimi qytetar.

“Sepse kam përshtypjen që është e njëjta pyetje: do kenë një forcë politike? Po e bëj ndryshe nga ç’iu drejtova kolegëve të tjerë. Po çfarë do bisedosh? Nga cila derë do dalë, se ajo po kërkon dorëheqjen? Domethënë, ku është kuptimi? Vetëm të negociosh… Vetëm të negociosh, do dalësh nga dera e parë. Vetëm dua të sqaroj, vetëm dua të krijoj pak atmosferën e ftesës që për shoqërinë shqiptare bën kjo energji që po ndodh këtu, edhe në narrativë. Jo vetëm ju si kolegë, por edhe anëtarë të tjerë të shoqërisë i drejtohen energjisë së kësaj proteste sikur faza më e lartë e arritjes së saj është: a do bëjë një parti? Unë mendoj që, nëse kjo energji bën një parti, është domethënë: ‘mali ka pjellë një mi’. Duke menduar që potenciali aty është i jashtëzakonshëm dhe një parti është shumë e vogël nëse ajo energji krijon një parti. Domethënë, nga çka unë besoj se ajo ka potencialin të bëjë, të bëjë vetëm një parti, nuk mendoj që është ndonjë kontribut për shoqërinë të bëjë parti. Mbase ishte një gjë e jashtëzakonshme në ’90-ën. Por po të rendësh pas pyetjes ‘a do ketë një forcë politike kjo energji?’, unë mendoj që tashmë është e tejkaluar. Vendi ka 120 parti apo 128 parti, mund të bëhet 129, që do të thotë se, në momentin historik të zhvillimit të demokracisë së vendit, të bërit apo jo një parti nuk është më një ngjarje politike. Kjo lëvizje shoqërore nuk ka prodhuar një aplikacion brenda sistemit. Pra, nëse ne kemi Android dhe Apple, që janë PD dhe PS, kjo nuk ka prodhuar diçka brenda këtyre, por ka prodhuar një sistem tjetër. Parti politike sot ka, dhe qytetarë gjithashtu, gjë të cilën ne nuk e gjenim përpara dhe thoshim: ‘Pse nuk reagon shoqëria?’ Tashmë shoqëria dhe politika kanë marrë një mësim shumë interesant. Ka bërë një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse ka kthyer individin e painteresuar politikisht në një shoqëri të interesuar për politikën. Janë grupe të mëdha shoqërore që deri më sot nuk kanë qenë të interesuara për politikën, kryesisht të rinjtë dhe Gjenerata Z. Unë ftoj që ne ta shikojmë si një proces. Aq sa ka nevojë vendi të demokratizojë procese të tëra, që mund të jenë demokratizimi… Po fjala vjen, sot Edi Rama nuk ka më të njëjtin realitet politik që e kishte dy-tre javë përpara”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Një foshnjë tre-muajshe është gjetur e vdekur në Gjermani, më pak se 24 orë pasi u rrëmbye nga karroca jashtë shtëpisë së tij, në një...
21:20 | 19/06/2026