A do të rikthehet Basha në PD? Përgjigjet Kreshnik Çollaku
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, komentoi në një intervistë për Euronews Albania rezultatin e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Çollaku tha se nëse Partia Demokratike do të bëhet një alternativë qeverisëse ajo duhet të bashkohet. Sipas tij edhe vetë ish-kryeministri Berisha duhet të marrë një rol aktiv në bashkimin e PD-së, ku nëse gjendet vullneti i përbashkët mund të mbahet dhe një kongres pajtimi.
“Si një baba i madh i kësaj shtëpie, nëse mund ta quajmë kështu zotin Berisha, duhet ai ta ndihmojë bashkimin e demokratëve. Duhet t’i ndihmojë demokratët të bashkohen. Kjo është rruga ku duhet të shkojmë. Në rast se ky vullnet ndodh pastaj pjesa tjetër janë procedura që mund të ndiqen. Një kongres pajtimi dhe bashkimi i strukturave të të dyja palëve që ndodhen në të gjithë territorin mund të pasojë”, tha Çollaku.
Në lidhje me një rikthim të Lulzim Bashës në krye të PD-së, Çollaku tha se nuk ka dijeni në lidhje me projektet politike të ish-kryedemokratit, por theksoi se kushdo që merr votëbesimin e demokratëve mund ta drejtojë PD-në.
“Zoti Basha ka drejtuar me problematikat e veta por në mënyrë serioze Partinë Demokratike. Unë bëj pjesë te njerëzit që mendojnë se çdokush, pa asnjë lloj përjashtimi, ka të drejtën të bëhet pjesë e këtij momenti. Unë jam i çuditur pse nuk është angazhuar në mënyrë më publike në këtë fushatë zoti Basha. Nuk e di se si e ka projektin e tij personal politik apo ambicien e tij, nëse e ka ta ballafaqojë me demokratët dhe nëse merr mbështetjen e tyre patjetër mund ta drejtojë PD-në. Çdokush tjetër që mund të marrë mbështetjen e demokratëve mund ta drejtojë PD-në”, tha Çollaku.
LEXO GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron