A do të rinovojë Messi me Barçën? Sulmuesi pezullon bisedimet, mund të largohet në vitin 2021

3 Korrik 2020 | 14:13

Të mendosh Lionel Messin pa Barcelonën, ose Barcelonën pa Messin duket mjaft e vështirë, pasi ndër vite ky binom ka treguar së është thjesht perfekt.

Por me sa duket çdo histori e bukur e ka një fund dhe mediat spanjolle raportojnë se fundi është pranë.

Sipas Cadena Ser, Lionel Messi ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe pritet që të largohet në fundin e sezonit të ardhshëm, kur i përfundon edhe marrëveshja aktuale.

Messi kishte një klauzolë në kontratën e tij që i lejonte atij të largohej që këtë sezon por vendosi që të mos e aplikojë.

Nuk janë të paktë zërat që thonë së Messi mund të këtë një ribashkim me Pep Guardiolën. Spanjolli e preferon shumë sulmuesin argjentinas dhe dëshiron me çdo kusht që ta ketë tek Manchester City.

Nuk dihet akoma nëse Messi do të vendosë ose jo të largohet, por Barcelona ka edhe 1 vit kohë për ta bindur gjashtë herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026