‘A do të shtyhet orari i votimit’ Mëhilli: Shtyrja e orarit në 2017-tën i ka shtuar 1-2 mandate Ramës
Procesi i votimit do të mbyllet në orën 19:00 që është edhe orari zyrtar, mirëpo nëse në mjediset e votimit do të ketë ende persona që presin në radhë, atëherë procesi i votimit për personat e pranishëm do të vijojë, raportoi gazetari i Euronews Albania.
Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli përmendi në studion e Euronews Albania se në zgjedhjet e vitit 2017 u shty orari i votimit me një orë, gjë që për znj. Mëhilli ishte në disfavor të PD-së, pasi sipas saj, z. Rama e kërkoi shtyrjen e orarit për interesa të veta.
“Në vitin 2017 kur kishte ende marrëveshje midis z. Rama dhe z. Basha, u shty orari i votimit me një orë, u mbyll në orën tetë. Ishte një kërkesë e z. Rama, por e dakordësuar me z. Basha. Për mendimin tim ka qenë gabim nga ana e opozitës që e pranoi atë shtyrje. Nuk e ka kërkuar Edi Rama për t’i bërë favor opozitës” u shpreh Erla Mëhilli.
Sipas znj. Mëhilli PS-ja ka fituar një deri në dy mandate nga shtyrja e orarit në zgjedhjet e vitit 2017.
“Kam një bindje që një deri në dy mandate kanë shkuar plus për PS-në brenda një ore”, tha znj. Mëhilli.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja