A do të zgjasë marrëveshja për grurin?
Firmosja për katër muaj e marrëveshjes, e cila do të lejojë transportin e grurit të bllokuar në portet e Detit të Zi është një fije shprese në mesin e një lufte, e cila nuk po e gjen fundin e saj.
Për shumë analistë marrëveshja e firmosur në Stamboll është e brishtë dhe shumë lehtë mund të përdoret si një armë lufte.
Studiuesi Nikolai Petrov shprehet se akordi mund të prishet në çdo moment për arsye të ndryshme ose Rusia mund ta ndalojë duke nxjerrë pretekste të ndryshme.
“Rusia pretendonte për heqjen ose zbutjen e sanksioneve të caktuara. Deri më tani ne nuk i dimë detajet e sakta të kësaj marrëveshjeje, por është e kuptueshme që udhëheqja ruse nuk është e interesuar të lejojë që gruri të dalë pa marrë diçka serioze në këmbim’ argumenton eksperti.
Ukraina merr shumë nga kreditet, por nuk i beson Rusisë dhe i kërkon OKB-së ta garantojë atë.
“Ky është një tjetër demonstrim që Ukraina mund të përballojë në këtë luftë. Vendi ynë duhet të kontrollojë gjithçka në ujërat territoriale të Ukrainës. Është e qartë se mund të ketë provokime nga ana e Rusisë dhe përpjekje për të diskredituar ukrainasit dhe ndërkombëtarët. Por ne i besojmë OKB-së është përgjegjësi e tyre dhe e partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sigurojnë respektimin e marrëveshjeve” u shpreh presidenti Zelensky.
Ndërsa për ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov nënshkrimi i memorandumit OKB-Rusi thekson përsëri natyrën artificiale të përpjekjeve perëndimore për të hedhur fajin mbi Moskën për problemet e tregut botëror me grurin.
Në Afrikë, e cila mund të përballet me krizën e urisë nëse pakti nuk realizohet, kjo marrëveshje është pritur me gëzim.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës