A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Përgjigjet Tedi Blushi

16 Maj 2025 | 17:32

Partia Demokratike po zhvillon këtë të premte një protestë, e cila ishte paralajmëruar para disa ditësh nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protesta po zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahet edhe Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian. Policia nuk e ka lejuar zhvillimin e kësaj protestë brenda perimetrit të sigurisë së vendosur për mbarëvajtjen e Samitit, ndaj protesta po mbahet në kryqëzimin pranë Ministrisë së Drejtësisë.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, nëse Tedi Blushi do tërhiqet nga mandati i tij duke bërë që ky mandat deputeti ti kalojë kreut të PL-së Ilir Metës, Blushi u përgjigj:

“Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës. Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje”,-tha sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026