A do vijnë palestinezët në Shqipëri? Beqa: Politikanët nuk guxojnë para zgjedhjeve

16 Shkurt 2025 | 21:50

Analisti Mentor Beqa ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku komentoi planet e Trump për të shpërngulur palestinezëtnga Gaza e për ti dërguar ata në vende të ndryshme të botës, në të cilat përfshihej edhe Shqipëria.

Sipas Beqaj për fat të mirë ne ndodhemi para zgjedhjeve dhe si Rama edhe Berisha nuk do guxojnë ta mbështesin atë plan pasi do të përballen me reagime të shumta të popullit. Megjithatë Beqa u shpreh i keqardhur që politikanët tanë nuk e artikulojnë se ky është një “spastrim etnik” dhe është i papranueshëm, por shprehen se nuk kanë mjaftueshëm kapacitete.

“Nëse shikon deklaratën e Berishës dhe të kryeministrit, nuk kanë asnjë diferencë, është i njëjti qëndrim. Shyqyr jemi para zgjedhjeve dhe nuk e bëjnë, se nëse do kishim distancë nga zgjedhjet do e bënin me qejf të madh.

Për fat të mirë jemi para zgjedhjeve dhe një gjë e tillë do të shkaktonte një reagim shumë të madh qytetar, e para pasi Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për ta bërë këtë dhe e dyta sepse Shqipëria do të bëhej pjesë e një spastrimi etnik, çfarë është moralisht e papranueshme e për fat të keq asnjë nga kandidatët nuk ka guximin ta thotë këtë që “Kjo është e papranueshme, nuk mund ë bëhemi pjesë e një spastrimi etnik, ku një popull shpërngulet dhunshëm nga territoret e veta”, se ne e kemi vuajtur vetë këtë”,-tha Beqa.

Beqa shtoi se ky projekt i spastrimit nuk është qellimi i SHBA-ve, por sipas tij Trump ka për qëllim të detyrojë vendet arabe që ti dalin për zot atij vendi e të heqin Hamasin nga Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social Truth Social një imazh që duket se është krijuar me ndihmën e inteligjencës...
13:10 | 01/07/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026