A duhet një urdhër për inxhinierët, debat në komision për projektligjin e ri

6 Korrik 2022 | 14:23

A duhet apo jo një Urdhër Profesional për Inxhinierët? Kjo pyetje ka hapur debate pas kundërshtimeve të projektligjit që ka nisur të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

“Ky urdhër nuk duhet, ne inxhinierët nuk kemi dakordësuar për të bërë një urdhër”, u shpreh Dëshira Mena, inxhiniere.

“Ky projektligj bie ndesh me interesat tona. Sot inxhinierët po mendojnë të lenë Shqipërinë, do ketë kontroll pas kontrolli, provim pas provimi, themi se do shtrembërojë konkurrencës sot që është e lirë”, tha Devis Hasalami, inxhinier hidroteknik.

Projektligji i propozuar nga deputetja Luljeta Bozo përcakton se pas diplomimit, çdo inxhinier për të ushtruar profesionin e  tij do duhet të regjistrohet në urdhrin e Inxhinierit. Po ashtu është i detyruar të kujdeset për përditësimin e vazhdueshëm të kompetencave profesionale.

“Me këtë urdhër do duhet të paguajë kuotë vjetore, pak a shumë 70 mijë lek në vit. Arsimi i lartë është me zgjedhje, ndërsa profesioni është edukim me detyrim”, u shpreh Doriana Musai, urbaniste.

Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 8 mijë inxhinierë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026