English

A duhet shpërndarë Parlamenti? Berisha: 500 mijë shqiptarë janë të pa përfaqësuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se, Presidenti ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin pasi mbi 500 mijë shqiptarë nuk janë të përfaqësuar nga fakti se pushteti legjislativ po vijon funksionimin me 20 deputetë më pak se sa është e përcaktuar në Kushtetutë.

- Advertisement -

“Në të drejtën Kushtetuese, Parlamenti shpërndahet. Kush e shpërndan? Presidenti i Republikës! Kushtetua parashikon se Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, 120. Kjo ka të bëjë me përfaqësimin. 500 mijë shqiptarë mbeten të pa përfaqësues në atë Parlament. Po të mos ishte narko-parlament, ai shkrinte veten. Mblidhej deklaronte se ne nuk mund të funksionojmë me 120, se sovrani përfaqësohet nga 140. Nëse ata nuk e bëjnë, duhet ta bëjë Presidenti i Republikës. Ai për mendimin tim është i vonuar”, deklaroi z. Berisha.

Duke folur për largimin masiv të shqiptarëve, z. Berisha u shpreh më tej se, gjatë qeverisjes së Kryeministrit Rama ka pasur një rënie të theksuar të lindshmërisë, ndërsa në tetë vitet e PD pati një rritje graduale.

“Nga viti 1997 deri në 2008 ka një zbritje të frikshme të lindshmërisë. Nga viti 2008 deri në 2014, lindshmëria filloi të rritej gradualisht, pa pasur një politikë të veçantë demografike për fëmijën e tretë që mund ta bëja dhe duhesh bërë. Ky është shkretëtimi që po i bën Edi Rama kombit, në përputhje me doktrinën e Çubiloviçit, të spastrimit etnik të Shqipërisë nga shqiptarët”, deklaroi ish-kreu i PD.

Gjithashtu lexoni: Ish-Kryeministri Berisha: Uroj që PD ta lexojë mirë, mesazhin e mitingut të 2 marsit

Justifikimi i pasurisë? Berisha: Kam vetëm një pronë, vila në Gjirin e Lalzit e dhëndrit dhe kunatit

Berisha e pranon: PD s’arriti ta rrëzonte Ramën, të qëndrojmë jashtë zyrës së tij derisa të largohet

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?