A duhet të ndërhyjë SHBA në konfliktet në Ballkan? Përgjigjet ish-ministri britanik
Ish-ministri britanik, Denis Macshane, ka komentuar në një intervistë për emisionin “Balkan Talks”, rolin e SHBA-ve për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i diktojnë më Bashkimit Evropian se cilat poltika duhet të ndjekë. Ajo që kanë në dorë është që të marrin masa më të forta dhe të sanksionojnë udhëheqësit serbë.
Në vazhdim të kësaj MacShane u shpreh se e gjtihë situata që po krijohet është e autorizuar nga presidenti Putin, i cili do të shtrijë ndikimet e tij edhe në Ballkan.
“Putinit nuk i intereson nëse disa pushkë dhe plumba arrijnë nga Serbia në Kiev. Gjëja e rëndësishme është që Vuçiç të vazhdojë të jetë një forcë anti-Perëndimore dhe një forcë anti-demokrate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” tha ai, duke përforcuar qëndrimin e tij se prioriteti i Rusisë është destabilizimi dhe prishja e balancës në Bashkimin Europian, e veçanërisht në Ballkan.
Krahas kësaj, ish-ministri dëshmoi se ka komunikuar me presidentin Biden për Ballkanin Perëndimor, për të kërkuar një strategji që do të mund t’i ushtronte presion kreut serb.
“Dhe kam folur me Xho Bajden për Ballkanin Perëndimor. Ai e njeh rajonin, është shumë mbështetës, por nëse mund të kemi një udhëheqje të SHBA-së që mund t’i ushtronte vërtet presion Vuçiç. Dhe unë nuk dua të nënvlerësoj kërkesat dhe problemet me të cilat përballet Kosova, por nuk domosdoshmërish një çështje me prioritet.´tha ai.
Sipas MacShein, për momentin mundësia më e mirë është që Kurti dhe Vuçiç të përpiqen të zgjidhin problemet e tyre, pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë