A duhet të rikthehen bastet sportive? Edi Rama: Aktiviteti lulëzoi në të zezë online
Kryeministri Edi Rama u shpreh se aktiviteti i basteve sportive lulëzoi në të zezë online dhe ende ka disa elementë që duhen shqyrtuar.
“Unë jam shumë i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe brenda nesh kemi diskutimin tonë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka tendencën të jetë më shumë në krahun tuaj sepse të ardhurat nga një aktivitet i formalizuar do të ishin të konsiderueshme në funksion të sportit, rinisë, kulturës,” – u shpreh Rama.
Ai theksoi se aktiviteti dëgjesa publike kërkuar nga federatat sportive vjen pas një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana e federatave që publikisht kanë përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizimin e basteve sportive.
Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar, Fidel Ylli ka propozuar modelin italian ose suedez për legalizimin e pikave të basteve.
Ylli u shpreh se miliona eruro luhen në të zezë dhe i kërkoi kryeministrit që qeveria të marrë masa dhe të tregohet e ashpër për të goditur këtë treg.
“Unë vetë kam qenë në parlament kur kam votuar pro mbylljes së basteve, pasi kishin mbirë si kërpudha në çdo cep. Tani po luhet më shumë në rrugë ilegale. Unë them të mbyllen bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti. Nuk ka shtet evropian dhe ligj evropian që i ndalon bastet. Ligjet tona duhet të njehsohen me ligjet evropiane,” – u shpreh Ylli.
Sipas tij shteti mund të ndihmohet me këto të ardhura dytësore.
“Sot luhet me miliona, sporti nuk merr asnjë lek. Kur shtete evropiane i kanë këto ligje, i kanë me standarde, po ne kaq të pasur jemi që nuk i kontrollojmë dot, nuk marrim asnjë lek. Është më mirë që ti nxjerrim nga errësira, ti kontrollojë shteti, që sporti të përfitojë dhe të ndërtojë pishina, palestra etj,” – deklaroi kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 16:27 Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para