‘A e pranon PBDNJ çështjen çame’, Dule: Historia s’duhet t’i imponojë politikës rrjedhën e së ardhmes
Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, u përball sot në RinVote me pyetjet e të rinjve, ku aktivisti Vilson Blloshmi e pyeti nëse PBDNJ e pranon çështjen çame.
Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejte, z. Dule tha se politika dhe historia janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhet të ngatërrohen me njëra tjetrën, pasi historia merret me të shkuarën, ndërsa politika me të ardhmen.
“Disa herë ngatërrojmë historinë me politikën. Historia merret me të shkuarën, politika merret me të ardhmen. Historia përbën një shkollë të madhe por nuk mund t’i imponojë politikës rrjedhën e së ardhmes”, u shpreh z. Dule.
Vangjel Dule nuk la pa përmendur edhe arsyen pse PBDNJ vendosi t’i bashkohej koalicionit të djathtë, ku theksoi se përballë qeverisjes së kryeministrit Rama ka një pjesë dërmuese të shoqërisë që kërkon ndryshimin. Me rotacionin, sipas z. Dule, do të vijë një ndryshim rrënjësor në politikën shqiptare.
“Përballë autokracisë së z. Rama, kemi një koalicion shumë të gjerë. Në qoftë se do të ishim rigorozë për nga këndvështrimi i analizës politike, nuk do ta gjenim shumë racionale këtë bashkëjetesë të disa forcave politike midis tyre. Është raporti me qeverisjen i një shumice dërmuese të shoqërisë që i imponon edhe politikës dhe partive politike që të bashkëpunojnë për arritjen e atyre objektivave që konsiderohen prioritare nga qytetarët dhe shoqëria. Prioriteti i prioriteteve është ndryshimi i madh, por një ndryshim rrënjësor i të gjitha aspekteve të jetës sonë shoqërore”, u shpreh z. Mediu.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta