A është i mundur normalizimi i marrëdhënieve Kosovë- Serbi? Përgjigjet Kurti

12 Shkurt 2023 | 20:15

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se normalizimi i plot i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm vetëm përmes një marrëveshje që është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme dhe që e ka njohjen reciproke në qendër.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se dhe ndërkombëtarët thonë se nuk ka normalizim mes vendeve nëse nuk ka njohje reciproke.

Ndër të tjera Kurti theksoi se Kosova tashmë është bërë e famshme në arenën ndërkombëtare.

“Unë pajtohem plotësisht që normalizimi i plot i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm vetëm përmes një marrëveshje që është ligjërisht dhe ndërkombëtarishtë e obligueshme dhe që e ka njohjen reciproke në qendër. Nuk po themi që njohja reciproke të jetë i vetmi element i marrëveshjes por nuk mund të jetë në skaj duhet të jetë në qendër. Por ajo çfarë shihet nga ky propozim, por ndërkohë që unë jam transparent për procesin nuk mund ta shkel kofidencialitetin e bisedimeve, në qendër njohja reciproke është e domosdoshme për normalizim. Nuk ka më ndërkombëtarë perëndimorë që thonë se ka normalizim të plot pa njohje reciproke. Por aty ka një tis të dallimit ndërmjet njohjes de facto dhe njohjes de jure pra kjo e cila në masën e konsiderueshme buron nga disa prej paragrafëve të marrëveshjes mes dy gjermanive të 21 dhjetorit 1972. Atëherë kur kancelari pati nisur me postpolitikën e tij dhe dëshironte të ketë një kohë ekzistencë të dy gjermanive por ajo që ne e kemi kontekstin krejt ndryshe sot është se kancelari gjerman pat shkuar dhe u gjunjëzua në Varshavë në kërkim falje dhe nderim të viktimave të Gjermanisë naziste.

Ndërkaq në shtator të vitit 1973 dy gjermanitë i morën ulëset në OKB. Ne tash e kemi në konstalacion krejt tjetër. Mendoj se viti 2022 është një vit që përveç vitit 2008 kur kemi shpallë pavarësinë kurrë Kosova nuk është përmendur kaq shumë në arenën ndërkombëtare. Në njërën anë është qeverisja jonë e mirë por në anën tjetër duhet ta pranojmë që Kosova është bërë e famshme në arenën ndërkombëtare. Ata dëshirojnë që vazhdimisht që për hegjemoninë e tyre në Ukrainë, të thirren me dashakeqësi në rastin e Kosovës prandaj konstalacionin në të cilin jemi ne sot natyrisht nuk mund të jetë shpresëdhënës sa i përket ulëses në OKB sepse aty përveç Rusisë kemi edhe Kinën e cila nuk na njeh. Konteksti politik, social, dhe historik me atë model është shumë i ndryshëm por relacioni de facto dhe de jure buron prej marrëveshjes së vitit 1972″- tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026

Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti

Pedagogu Zylyftar Bregu komentoi në Euronews Albania protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke theksuar se emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve është ndjenja e...
22:54 | 20/06/2026

Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet

Deputetja socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur mbledhjen e Grupit...
21:59 | 20/06/2026