“A është SPAK organizatë krminale?”- Spiropali-opozitës: Keni mungesë koherence
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kërkoi nga opozita gjatë seancës plenare këtë të enjte, që të mbajë një qëndrim të qartë në lidhje me SPAK. Ajo tha se ka një mungesë koherence nga opozita, ku disa e quajnë Prokurorinë e Posaçme si një organizatë kriminale, ndërkohë që të tjerë dalin dhe e mbështesin.
Spiropali theksoi se ndryshe nga opozita PS ka mbajtur një qëndrim konstant në mbështetje të drejtësisë së re.
Ajo u ndal dhe te amnistia penale, ku theksoi se akuzat e Lulzim Bashës se ligji po bëhet për të liruar të dënuarit nga GJKKO nuk janë të vërteta, pasi amendamenti e ndalon qartazi një gjë të tillë.
“Është apo nuk është organizatë kriminale SPAK-u? Se marrëzia dhe mençurinë i ndan një fill i hollë.
Sa na takon ne, e na u drejtuat ne se shumica prej nesh hyjnë e dalin në SPAK, ne e kemi bërë shumë të qartë atë ndarje se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron pushteti i drejtësisë. Kemi qenë ne që e bëmë reformën që ju nuk guxuat ta bëni, pasi drejtësinë e keni pasur një hysmeqare të pushtetit tuaj. Ky është një debat tjetër që shqiptarët e kanë dhënë përgjigjen me votë dhe do ta japin sërish pasi e kanë të qartë mungesën e koherencës tuaj. Ç’thotë njëri në mëngjes, nuk e thotë tjetri në darkë, njëri thotë kam besim te SPAK, tjetri thotë në ekran të arrestojë më shumë, tjetri thotë po arrestohen pa procedurë, ju nuk dini ç’thoni pasi u ka zënë rrota bishtin dhe kokën me drejtësinë.
Pastaj ngrihet Basha pa lexuar, sa është zgjuar nga gjumi dhe thotë që ju po lironi ata që janë dënuar nga Gjykata Speciale ku është e shkruar qartë e zeza mbi të bardhë”, tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta