Ministri i Drejtësisë: Amnistia votohet sot, nuk përfshin të dënuarit nga GJKKO

4 Prill 2024 | 10:45

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se parlamenti pritet të miratojë amnistinë penale, pas dakordësisë së arritur me Rithemelimin. Duke ftuar Partinë Demokratike të mos bëjë politikë me këtë çështje, Manja theksoi se amnistia nuk do të përfshijë të dënuarit nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ai shtoi se është pranuar dhe propozimi i opozitës për përfshirjen në amnisti të të gjithë personave të dënuar gjatë protestave të ndryshme në vend.

“Zoti Alibeaj mos bëni më politikë me këtë projektligj, sepse është shumë komode të bësh politikë nga kjo sallë, kur njerëz të dënuar nga drejtësia, që Kushetuta dhe ligji ia jep të drejtën që me votë të këtij parlamenti si një akt human të shkojnë të bashkohën me familjet e tyre pak përpara përfundimit të dënimit.

Hapni sytë dhe leconi ligjin, se je dhe jurist asnjë i dënuar nga GJKKO as nuk përfiton nga kjo amnisti, as nuk i zbritet dënimi dhe ky është amendamenti që do të votohet sot.

Madje janë akomenduar dhe kërkesat e opozitës për protestuesit dhe jo siç i kërkuat ju për protestuesit 2018-2020, por për protestuesit, të gjithë ata që kanë protestuar në këtë vend.

Nuk kemi bërë ndodnjë shpikje, e kemi çuar nga 3 vite në 4 vite për burrat dhe nga 4 në 5 vite për gratë, dhe kemi thënë zbritje dënimi 1 vit e gjysmë për burrat dhe 2 vite për gratë duke përjashtuar veprat penale që nuk mund të përfitojnë”, tha Manja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026