A janë hequr tarifat për telefonët dhe kompjuterët e prodhuar në Kinë?
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pajisjet elektronike të prodhuara në Kinë, përfshirë telefonat inteligjentë dhe kompjuterët, nuk do të përjashtohen nga tarifat e vendosura ndaj mallrave të huaja. Në një reagim në rrjetet sociale, Trump mohoi lajmet për përjashtimet e këtyre produkteve nga tarifat, duke i cilësuar ato si “të rreme”.
Deklarata e tij vjen pak pas një njoftimi nga autoritetet doganore amerikane, ku nënvizohej përjashtimi i përkohshëm i disa pajisjeve nga tarifa 125%. Por Trump sqaroi se produktet elektronike do të përfshihen në tarifa të reja dhe hetime të cilat do të fokusohen te gjysmëpërçuesit dhe “i gjithë zinxhiri i furnizimit elektronik”, për arsye të sigurisë kombëtare.
Nga ana tjetër, Kina ka reaguar duke i bërë thirrje Trump-it të tërheqë tarifat dhe të rikthehet në një linjë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë. Ministria kineze e Tregtisë e cilësoi përjashtimin e pjesshëm si një “hap të vogël” dhe shprehu gatishmërinë për të analizuar ndikimin e masave amerikane.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Tregtisë, Hoëard Lutnick, nënvizoi se SHBA ka nevojë për të fuqizuar prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë. “Kemi nevojë për ilaçet dhe elektronikën që ndërtohet në Amerikë,” tha ai.
Për shkak të tensioneve tregtare, kompani të mëdha si Sony kanë njoftuar rritje të çmimeve. Gjiganti japonez i teknologjisë lajmëroi se do të shtrenjtojë konsolën PlayStation 5 me rreth 10% në Evropë, Australi dhe Zelandën e Re, duke përmendur sfidat ekonomike dhe inflacionin.
Lufta tregtare SHBA-Kinë ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, me tarifat amerikane që kanë arritur deri në 145%, ndërsa Pekini ka kundërpërgjigjur me tarifa deri në 125%.
Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se tarifat janë një mjet për të arritur marrëveshje më të drejta tregtare dhe për të kthyer vendet e punës në SHBA, luhatjet në tregjet financiare dhe frika për ngadalësim ekonomik global po rriten. Trump pritet të japë më shumë detaje për politikën e tij tarifore gjatë javës.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)