A ka ikur vërtetë nga drejtimi i PD? Berisha: Nuk ndikoj në asnjë vendim të Bashës, përveçse kur kërkon këshillën time

21 Prill 2021 | 21:35

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur nga gazetarja Ilva Tare lidhur me rolin e tij aktual në drejtimin e PD, nisur edhe nga deklaratat e herëpashershme të kryeministrit Rama se ai është në fakt drejtuesi, u shpreh se ai nuk ndikon në asnjë vendim të z. Basha, përveçse kur ky i fundit i kërkon ndonjë këshillë.

“Ai është i ndarë prej meje, ai është udhëheqësi i PD, por Rama siç mohon largimin e Berishës nga drejtimi i PD, ashtu mohon edhe atë që po i bën varrin politikisht.

Unë nuk ndikoj në asnjë vendim përveçse kur kërkon këshillën time, të cilën e merr ose jo për bazë. Kandidimi im në Tiranë ishte biseduar më parë dhe unë e bëra publike kur PD bëri publike emrat e listës”, tha z. Berisha.

Sipas tij, Rama njësoj siç mohon largimin e Berishës nga kreu i PD, ashtu mohon edhe fundin e tij politik nga Lulzim Basha.

“Bashën e sheh si varrmihës, sepse ai është gjenerata tjetër që po vjen dhe ky po ikën”, tha ish-kryeministri.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021