A ka tensione brenda PS? Spiropali për Euronews: S’merrem me luftëra të brendshme
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli në lidhje me situatën në PS dhe ‘porositë’ që iu la kreu i qeverisë dy ditë më parë në Asamblenë e PS-së.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Eurornews Albania, Spiropali tha se nuk merret me luftëra të brendshme, kur u pyet nëse brenda forcës së saj politike ka tensione.
“Unë nuk merrem me luftëra të brendshme, unë as që nuk i shoh ato dhe nuk di ku janë. Unë merrem me çështje të jashtme, me ata që kanë përballë patjetër me të gjithë etikën dhe respektin për ta si njerëz e kolegë, por duke qëndruar për çështjet e mia dhe për ato që besoj dhe të kësaj qeverie. Preferoj të shkojë të shoh bukuritë e kalasë së Rozafës.
E pyetur se nëse do preferonte të qëndronte si drejtuese politike në Shkodër, apo në ndonjë qark tjetër, Spiropali tha:
Nuk është çështje preferencash por është çështje detyrash. Kam vite që jam në PS. Si më ka shijuar fitorja e Shkodrës dhe e Kamzës nuk më ka shijuar asnjë fushatë tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve