A mund të jeni gjenetikisht rezistent ndaj koronavirusit?
Një studim i ri i publikuar në revistën mjekësore Nature Immunology tregon se është e mundur që disa njerëz të jenë më të aftë të luftojnë COVID-19 falë gjeneve të tyre.
Shkencëtarët kanë vënë në dukje se virusi zakonisht infekton gjithë familjen, por shpesh një ose dy persona mbeten të painfektuar.
“Përhapja e virusit SARS-COV-2 në shkallë globale, ka treguar se ka nivele të ndryshme simptomash gjatë infeksionit, nga ato asimptomatike, deri tek sëmundjet kërcënuese për jetën” – thotë studimi.
Shkencëtarët dhe ekspertët kanë studiuar imunitetin ndaj koronavirusit për një kohë të gjatë, duke shqyrtuar edhe sesi imuniteti natyror mund të luftojë virusin.
Virologët Theodora Hatziioannou dhe Paul Bieniasz, të cilët punojnë në Universitetin Rockefeller në New York City, po përpiqen të kuptojnë se si njerëzit mund të jenë super imunë ndaj koronavirusit. Ata që janë super imunë mund të bllokojnë variantet mutante të koronavirusit në shumë raste.
Kohët e fundit, studiuesit zbuluan se ka njerëz që bëhen super imunë duke u infektuar natyralisht me COVID-19 dhe më pas duke u vaksinuar.
Ekspertët Këta njerëz prodhonin një numër të lartë antitrupash “të aftë për të luftuar variantet e koronavirusit që qarkullojnë nëpër botë, por gjithashtu ka të ngjarë të jenë efektive edhe kundër varianteve që mund të shfaqen në të ardhmen”
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta