A mund të shmangej zjarri? Inxhinieri: Ja çfarë duhet në pallate

15 Prill 2026 | 10:05

Në një lidhje live në Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, ishte inxhinieri Shkëlqim Beqo i cili foli mbi zjarrin që shpërtheu ditën e djeshme në një pallat në Tiranë. Inxhinieri tha se në çdo pallat janë të nevojshme shkallët e emergjencës, të cilat bëjnë të mundur daljen në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt të banorëve.

Sakaq, ai theksoi se është e nevojshme gjithashtu grumbullimi i depove të ujit që, sipas tij, i vijnë në ndihmë zjarrfikësit në raste të tilla dhe shërbejnë vetë për këto raste.

“Këtu është një çarje ndërmjet materialeve që vendos në projekt projektuesi dhe materiali që lufton të gjejë ndërtuesi pa i ditur pasojat.

Nuk është problemi i dëmit që është krijuar tani në moment, pavarësisht se dëmi është shumë i madh, nuk diskutohet, por zjarri me kaq orë të gjata betoni me rregullat tona shkatërrohen dhe ky objekt duhet t’i nënshtrohet një kontrolli inxhinierik të saktë sepse jo vetëm që janë shkatërruar betonet, por ka shteruar dhe hekuri, kjo është edhe pasoja më e madhe e këtij objekti.

Ne po studiojmë si fenomen këtë rast në mënyrë që të krijojmë mundësinë e grumbullimit të depove të destinuara vetëm për ujin që do t’i duhet zjarrfikësit në raste emergjence, vendosjen e shkallëve të emergjencës për evakuimin e banorëve. Këtë duhet ta bëjë një bërthamë që ka pushtetin në dorë dhe ne si studio ia kemi ofruar që të bashkëpunojmë men ata”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026