“A po e rrezikon politika drejtësinë me nisma ligjore?”, përgjigjet kreu i SPAK: Ja kur rrezikohemi ne

27 Prill 2026 | 10:53

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka folur këtë të hënë përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) lidhur me raportin vjetor të SPAK.

I pyetur nga anëtarët e KLP-së mbi rrezikun e mundshëm të nismave ligjore që mund të kërcënojnë kompetencat e institucionit, Braho ka dhënë këtë përgjigje:

“Retorikat politike nuk përbëjnë në vetvete ndonjë kërcënim; është thjesht një retorikë politike dhe për të kuptuar kur duhet të jetë shqetësuese, ne kemi ilustruar rastin se kur. Është shqetësuese kur mund të bëhen ndryshime ligjore që cenojnë pavarësinë e institucionit. Konstatoj që nuk ka ndonjë situatë të tillë për momentin dhe është thjesht një argumentim. Kemi sjellë në vëmendje që, edhe pse retorika nuk është problematike në mënyrë direkte, ajo zgjon dhe rrit agresivitetin ndaj SPAK-ut nga krimi i organizuar, duke lindur ideja që ne jemi të pambrojtur. Nëse do ketë draft ligjor, ne do reagojmë”, tha Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026