A po synohet “shkrirja” e partive të vogla? Ministrja Spiropali i përgjigjet gazetarit dhe thumbon marrëveshjen PD-LSI
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet Elisa Spiropali komentoi marrëveshjen e një ditë më parë të firmosur mes PD-së dhe LSI-së.
Shtrëngimin e duarve mes z. Basha dhe znj. Kryemadhi, ministrja e PS-së e cilësoi si një akt simbolik për t’i dhënë zemër vetes para zgjedhjeve, por u shpreh e bindur se PS-ja do jetë forcë parë në 25 prill.
“Nuk e kuptoj se në cilin koalicion ka hyrë ata që kemi përballë sepse nuk ekziston një i tillë. Ata kanë hyrë në listën e tyre dhe ai shtrëngim duarsh dhe ai himni ishte më shumë si një e bërtitur në pyll për t’i dhënë zemër vetes, sepse secili ka dalë me listën vet dhe partia e parë, ajo që fiton zgjedhjet ajo do bën qeverinë”, tha ajo.
Gazetari Mentor Kikia pyeti znj. Spiropali nëse po mendohet të shkohet drejt një sistemi dypartiak duke eliminuar partitë e vogla me qasjen, që PS-ja ka shmangur koalicionet, për këtë çështje ministrja u shpreh si vijon: “Ne nuk kemi synime të tilla, sepse nuk e gjykojmë të tillë skenën në politike, ne besojmë te lista, alternativa, besojmë tek lideri. Të gjithë forcat politike janë të lutura ta provojnë garën politike dhe do provohem me votë në këto zgjedhje. Ky nuk është problemi ynë”, theksoi Spiropali.
Po ashtu, kryeredaktori i Euronews Albania Mentor Kikia kërkoi shpjegim nga ministrja nëse PS-ja është apo jo parti e majtë, ndërsa Spiropali tha se selia rozë është një parti progresiste, e cila synon zhvillimin e vendit.
“PS është parti progresiste dhe synon zhvillimin e vendit, e cila ndarjen ideologjike deri në këtë pikë nuk e përcakton përfundimisht, por PS dhe mazhoranca ka bërë politika sociale të rëndësishme këtë nuk e mohon askush, Po marrë si shembull rindërtimin”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:12 Rama shpërndan pamet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov