Detaje të reja nga “Dosja” e Departamentit të Drejtësisë për Jeffrey Epstein
Një grua e cila për rreth 20 vite ka pasur njohje me financierin e dënuar për abuzime seksuale Jeffrey Epstein dyshohet se ka tentuar ta lidhte me politikanë të lartë britanikë, sipas emaileve të publikuara së fundmi.
Emri i saj përmendet qindra herë në dosjet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Sipas raportimeve, ajo ka shkëmbyer emaile me përmbajtje personale me Epstein edhe vite pasi ai ishte burgosur për abuzim seksual ndaj të miturave, deri pak javë përpara arrestimit të tij në vitin 2019.
Emailet bëjnë me dije se ajo ka tentuar të ndërmjetësojë takime mes Epstein dhe figurave të larta në Britani. Në një tjetër email të vitit 2012, ajo i tregonte Epstein se kishte drekuar me nje ish-ministër te Arsimit në kohën e Margaret Thatcher.
Emailet tregojnë gjithashtu se ajo dhe Epstein diskutonin për lidhje dhe prezantime me figura të fuqishme, si dhe për këshilla financiare. Në vitin 2017, Epstein e përfshiu ate në një email drejtuar ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak, ku diskutohej për çështje fiskale.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid