Abazoviç: BE të mbajë derën hapur për vendet e BP ose të gjithë do humbasim
Në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç në fjalën e tij u shpreh se ditën e djeshme në Tiranë erdhën shumë udhëheqës për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor.
Abazoviç në fjalën e tij theksoi se BE duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të bëhen pjesë e saj.
“Ishte mirë shumë mirë që pamë kaq shumë udhëheqës që erdhën për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor. BE i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë sepse edhe BE duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen në BE. Ajo duhet të mbajë derën hapur për vendet e BP ose të gjithë do humbasin. Mendoj se dita e djeshme ishte një takim mjaft i suksesshme. Marrëveshjet janë shumë të rëndësishme dhe do i dërgojnë një mesazh ndryshe rajonit të Ballkanit Perëndimor’- nënvizoi kryeministri i Malit të Zi.
Referuar situatës në veri të Kosovës Abazoviç tha se duhet të shohim se si duhet të mbështesim 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kemi tensione pranë vendit tonë dhe duhet të shohim se si duhet të mbështesim të 6 vendet në mënyrë që të mbeten të përqendruar të agjenda e BE. Njerëzit presin rezultate. Kemi takimin e përbashkët për të diskutuar mbështetjen për krizën energjetike. Kur jemi një në avokatinë dhe zërin tonë ne mund të arrijmë objektivin. Kur rrimë e flasim keq për njëri-tjetrin në takime me BE ne krijojmë probleme.
Mesazhi im është që të përpiqemi të gjithë së bashku për të parë se cilat janë çështjet që na shqetësojnë në mënyrë që t’u japim zgjidhje”- tha Abazoviç.
Ai përmendi dhe integrimin e Malit të Zi në BE, ku pati një mesazh për këtë të fundit.
“Vendimmarrja nga ana e BE-së për Malin e Zi për procesin e integrimin evropian duhet të jetë me efektive.
Më shumë se 80% e njerëzve në Mal të Zi i japin mbështetje integrimit evropian”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në