Abazoviç: Mali i Zi dhe Franca së bashku për paqe dhe përparim
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviç, deklaroi se Mali i Zi dhe Franca bien dakord për një politikë që mbron paqen, progresin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik.
Abazoviç mbrëmë ka qenë mysafir i presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij në Pallatin Elysee në Paris dhe më pas ka njoftuar në Twitter se Mali i Zi dhe Franca janë dakord se nuk ka zgjidhje mes luftës dhe paqes.
“Ne zgjedhim paqen. Franca dhe Mali i Zi së bashku për përparimin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik”, ka shkruar Abazoviç.
Ai mori pjesë dje në Forumin e Paqes në Paris dhe Macron shtroi një darkë në Pallatin Elysee për pjesëmarrësit e takimit, krerët e shteteve dhe qeverive dhe krerët e organizatave ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë