Abazoviç shkon me biçikletë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

20 Shtator 2022 | 22:43

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shkuar me biçikletë në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale, atë e kanë shoqëruar dhe kolegët të cilët kanë lëvizur me biçikletë.

“Duke ecur me biçikletë për në OKB, për të vënë dukje rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e ndërgjegjësimit për mjedisin”- ka shkruar Abazoviç krahas fotove të postuara në Twitter.

Sakaq në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, thuhet se Abazoviç, me lëvizjen e tij simbolike ka dashur të theksoj rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe domosdoshmërinë e zhvillimit dhe promovimit të vetëdijes ekologjike në botën moderne.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026