Abdixhiku: Çdo situatë që krijohet pa koordinimin e aleatëve, përgjegjësi e Kurtit

8 Nëntor 2022 | 10:06

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është shprehur se do të bëjnë përpjekje që betejën e tyre përballë Serbisë të mos e kthejnë në çështje të brendshme politike të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai theksoi se çdo situatë e re që krijohet në Kosovës pa koordinimin e aleatëve të SHBA dhe BE është përgjegjësi e kreut të qeverisë Albin Kurti.

“Do bëjmë përpjekje që betejën tonë përballë Serbisë të mos e shndërrojmë në çështje të brendshme politike të Kosovës. Duhet të jemi unikë sa i përket Serbisë.  Ne duhet të jemi unikë përsa i përket spektrit politik por të jemi në unitet të plotë me unitet të plotë me aleatët ndërkombëtarë. Çdo pasojë tjetër është përgjegjësi e Kurtit. Çdo situatë e re që prodhohet pa koordinim të aleatëve do të jetë përgjegjësi e Kurtit, por pasojat do të jenë të mëdha”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026