Abdixhiku: Oferta për qeveri tranzicioni mbetet, nisim punën për zgjedhjet lokale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjidhja që partia e tij ka ofruar për të dalë nga ngërçi politik, përmes një qeverie tranzitore, mbetet në tryezë, por shtoi se ajo ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Ai theksoi se deri në arritjen e një zgjidhjeje “përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhjeve 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë”.
“Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025”.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit të ri në fillim të vitit të ardhshëm.
Partitë e mëdha shqiptare janë shprehur të gatshme të bisedojnë për propozimin e LDK-së për, por Lëvizja Vetëvendosje – e cila i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit – e ka cilësuar propozimin si të papranueshëm.
Paraprakisht, Abdixhiku – partia e të cilit doli e treta në zgjedhje duke marrë 20 ulëse në Kuvend – e ka hedhur poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për të bashkëqeverisur.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova po dështon t’i themelojë institucionet e reja për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare dhe mungesës së një fituese me shumicë dërrmuese.
Procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet