Abuzoi me prokurimet në spitalin e Lushnjës, në gjykim përgjegjësi i teknikës

6 Korrik 2024 | 11:54

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq përgjegjësin e Teknikës dhe Hotelerisë në Ministrinë e Shëndetësisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Në kuadër të hetimit të regjistruar mbi bazën e raportit të auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për auditimin e kryer në Spitalin “Ihsan Çabej”, Lushnjë, rezultoi se shtetasi N.B., me detyrë Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë. Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerësoi se, nga tërësia e veprimeve dhe mosveprimeve, shtetasi N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, bëhet me dije në një njoftim të Prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026