I shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, arrestohet në Itali Juri Ymeraj
Interpol Rome, ka arritur të arrestojë të kërkuarin e drejtësisë shqiptare Juri Ymeraj. Emri i tij gjendet në dosjen e inceneratorit të Fierit.
Ndaj Ymerajt është shpallur më herët masa e sigurisë arrest me burg per veprën penale të: “Pastrim te produkteve te veprës penale”.
“Sot me datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datëlindjes 01.07.1989, shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Shtetasi i mësipërm është shpallur ne kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.82, date 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per veprën penale të: “Pastrim te produkteve te veprës penale”,-thuhet në njoftim.
Rreth 4 milionë Euro janë abuzuar nëpërmjet skemave mashtruese me faturat fikive për inceneratorin e Fierit, sipas Prokurorisë së Posaçme. SPAK u ka komunikuar akuzat zyrtare për shpërdorim detyre korrupsion dhe pastrim parash 21 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit për abuzime me inceneratorin e Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë