Adele akuzohet për plagjiaturë, gjykata braziliane: Të hiqet kënga Million Years Ago

17 Dhjetor 2024 | 14:34

Këngëtarja britanike me famë botërore Adele është në qendër të një rasti të ri të akuzave për vjedhje të të drejtave të autorit pasi dyshohet se përdori kompozimin e artistit brazilian të vitit 1995 për këngën e saj “Million Years Ago” pa leje.

Një gjykatë në Brazil tani po kërkon që kënga e diskutueshme të hiqet nga të gjitha shërbimet e transmetimit.

Gjyqtari Victor Torres urdhëroi degët braziliane të kompanive “Sony” dhe “Universal” që “të ndalojnë menjëherë përdorimin e ri global, riprodhimin, modifikimin, shpërndarjen dhe komercializimin e këngës në të gjitha format” dhe ta heqin atë nga platformat dhe nga shitja.

Euronews raporton se kënga ishte në albumin “25” të Adelës dhe se ajo është paditur nga kompozitori brazilian Tonino Gerais, i cili pretendon se kënga “Million Years Ago” është plagjiaturë nga “Mulheres” e tij.

Ajo këngë është regjistruar nga këngëtarja braziliane Mirtinho da Vila në albumin “Tá Delícia, Tá Gostoso”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026