Administrata Tatimore: Tregtarët Ambulantë nuk kanë detyrim për faturë

15 Korrik 2025 | 15:20

Administrata Tatimore ka sqaruar një informacion të rëndësishëm për tregtarët ambulantë në Shqipëri, duke theksuar se ata nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore ose për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat dhe shërbimet që ofrojnë.

Sipas njoftimit, thuhet se në përputhje me rregulloret, tregtarët ambulantë duhet të përmbushin disa kushte të caktuara për të ushtruar aktivitetin e tyre. Administrata Tatimore ka theksuar gjithashtu se është e angazhuar për të siguruar një mjedis  transparent për qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.
Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë.
Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:

  • Të jetë mbi moshën 16 vjeç;
  • Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë persona të tjerë;
  • Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;
  • Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;
  • Të paguajë: Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026