Administrata Trump anulon vizën e ministrit brazilian të drejtësisë
Viza amerikane e ministrit brazilian të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski është revokuar.
Lajmin e ka njoftuar presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva duke dënuar Uashingtonin për një veprim të cilin e cilësoi si të papërgjegjshëm. Lula u shpreh se këto masa janë të papranueshme, jo vetëm kundër ministrit, por edhe kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme apo ndonjë figure tjetër braziliane.
Kjo është një masë tjetër që Uashingtoni po ndërmerr kundër Brazilit në shenjë hakmarrjeje për gjyqin e vazhdueshëm të ish-presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro (2019-2022), i cili është në gjyq për tentativë grushti shteti.Trump ka vendosur një tarifë prej 50% për një pjesë të eksporteve braziliane në SHBA. Një vendim që presidenti amerikan e justifikoi në bazë të një “gjuetie shtrigash” të supozuar, viktimë e së cilës është ish-presidenti i ekstremit të djathtë i vendit të Amerikës Latine.
Administrata Trump ka vendosur gjithashtu sanksione ndaj gjyqtarit Alexandre de Moraes, i cili po kryeson gjyqin e Bolsonaros me akuzat për tentativë grushti shteti, duke i revokuar vizën. Masa të ngjashme janë vendosur ndaj disa anëtarëve të tjerë të Gjykatës Supreme, sipas qeverisë braziliane.
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës