Administrata Trump presion Rumanisë për heqjen e kufizmeve ndaj vëllezërve Tate
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ushtruar presion ndaj autoriteteve rumune për të hequr kufizimet e udhëtimit ndaj influencuesit Andrew Tate, i cili po përballet me akuza të rënda penale në Bukuresht.
Financial Times shkruan se rasti i vëllezërve Andrew dhe Tristan Tate u diskutua fillimisht në një telefonatë mes zyrtarëve amerikanë dhe qeverisë rumune javën e kaluar, ndërsa më pas u ngrit drejtpërdrejt nga i dërguari special i Trump-it, Richard Grenell, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm rumun në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Grenell theksoi mbështetjen e tij për vëllezërit Tate, siç kishte shprehur më herët në rrjetet sociale. Një kërkesë specifike u bë gjithashtu për t’u kthyer pasaportat e vëllezërve Tate dhe për t’i lejuar ata të udhëtojnë ndërsa prisnin përfundimin e proceseve gjyqësore në Rumani.
Vëllezërit Tate, të cilët janë shtetas të dyfishtë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, u arrestuan në vitin 2022 dhe akuzohen për trafik të qënieve njerëzore, sjellje të pahijshme seksuale, pastrim parash dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal. Ata i kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se po persekutohen politikisht.
Ndërkohë, autoritetet britanike po kërkojnë ekstradimin e tyre si pjesë e një hetimi mbi akuzat për përdhunim dhe trafikim të qënieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar. Një padi civile është ngritur gjithashtu kundër tyre në SHBA.
Gjykatat rumune kanë vendosur që vëllezërit Tate nuk mund të largohen nga vendi deri në përfundimin e procesit ligjor, edhe pse janë liruar nga arresti shtëpiak. Ata kanë kërkuar rrugë ligjore për të sfiduar kufizimet e vendosura ndaj tyre.
Çështja e Tate-ve është kthyer në një pikë diskutimi në politikën amerikane dhe evropiane, me figura të krahut të djathtë që e përdorin si shembull të asaj që e quajnë “persekutim politik” ndaj konservatorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit