Adnan Xholi: Duhen hetime konkrete, të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin

16 Dhjetor 2022 | 10:40

Një nga kandidatët për kreun e SPAK, Adnan Xholi u shpreh para KLP-së se nuk ka konflikte me asnjë nga anëtarë të KLP-së.

Teksa shpalosi platformën, ai tha se duhen hetime konkrete dhe duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Jam një nga kandidatët që ka shprehur vullnetin për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme, duke menduar se do të plotësoj kriteret e KLP-së me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe menaxhuese për të drejtuar këtë strukturë. Kjo prokurori është bërë efektive edhe falë punës tuaj të palodhur dhe ndihmesës që kanë dhënë partnerët tanë ndërkombëtarë.

Trupa e prokurorëve të SPAK është trupa më profesionale dhe jam krenar që punoj me ta. Duhet të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Duhen hetime konkrete. Karriera ime ka vijuar dhe ka pasur një ngritje të vazhdueshme.

Nuk kam konflikte interesi me asnjë nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026