Adoleshentët  “lënë” alkoolin e nisin drogën, mjekja: Po përdorin kokainë

1 Prill 2026 | 20:45

Të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë po konsumojnë gjithmonë e më pak pije alkoolike. Studimet e fundit tregojnë se brezat e rinj po i largohen këtij vesi, që e rendiste rajonin europian në vendin e parë për alkoolpirjen.

Edhe më alarmante e bëjnë situatën mjekët toksikolog, të cilët thonë se sot trend është përdorimi i kokainës i kombinuar më alkool nga të rinjtë.

“Me kalimin e kohës përdorimi i substancave është rritur. Në urgjencë, por edhe në shërbimin e toksikologjisë, pacientët që kërkojnë ndihmë për alkoolin dhe substancat janë shtuar. Flasim për moshën mbi 14 vjeç që janë prezentë në pjesën e urgjencës. Kemi konsumimin e marijuanës, kokainës dhe të alkoolit, por edhe drogave të ndryshme sintetike që mund të jenë në qarkullim. Kokaina dhe alkooli po përdoren më shumë. Grupmosha më e shpeshtë që vjen janë të rinjtë”, tha Matilda Kambo, Toksikologe në QSUT.

Toksikologët thonë se të rinjtë që janë eksperimentues apo përdorues të rregullt të lëndëve narkotike paraqiten në urgjencë me shenja klinike si gjendje ankthi, rrahje të shpeshta të zemrës, ndjesi sikur po mbyten, paranoja akute, humor i shtuar. Ata theksojnë se përdorimi i drogës, krahas varësisë, sjell edhe shqetësime shëndetësore, përfshi ato që lidhen me shëndetin mendor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026