Adriatik Lapaj nga Kryeministria u bën thirrje qytetarëve: Na sillni batanije

9 Dhjetor 2025 | 20:51

Portesta e Nismës “Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt ka nisur që mbrëmjen e djeshme të 8 dhjetorit para Kryeministrisë, për disa çështje të cilat ai i ngre si shqetësim.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta ka vijuar dhe është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt. Ky i fundit deklaron në “Now” në Euronews Albania se protesta zhvillohet duke qenë pro drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër, nënvizon se protesta do vijojë për ditë me radhë.

“U bashkangjitën vajza në protestë dhe menduam të vendosim dy çadra të vogla kampingu që ato të kishin një trajtim më etik, kjo për shkak të zhvillimit të protestës në kushte të vështira, sepse jemi në dimër. Ne e kemi njoftuar Policinë e Shtetit, por nuk kërkohet leje për të protestuar. Ne njoftuam me shkresë zyrtare dhe të mbash një çadër kampingu nuk është krim sa kohë nuk prishë punë.

Më pas u dyndën dhjetëra policë, me armë në brez dhe u sollën në një mënyrë jo normale pasi ne po diskutonim, ndërkohë që unë jam një ndër njerëzit që kam besuar te policia. Jam rritur në shpi me atë uniformë.

Jemi me një mesazh pro drejtësisë. U kemi bërë thirrje qytetarëve të na sjellin batanije, po vinë. Ne do rrimë këtu. Do rrimë shumë gjatë dhe do e bezdisim”, deklaroi Lapaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026