Adriatik Lapaj: Politikanët ‘digjen’ nga krerët e partive, qytetarët s’kanë shpresë

10 Tetor 2022 | 13:58

Avokati Adriatik Lapaj tha se vendi ynë ndodhet në gjendje të trishtë politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lapaj theksoi se politikanët ‘digjen’ nga krerët e partive, pavarësisht aftësive që mund të ketë ai.

“Jemi në një gjendje të trishtë politike, jemi në një stanjacion të frikshëm sepse  nuk ka garë. Duke mos pasur garë, vlerat rrinë larg politikës.

Njerëzit me vlera të mëdha i rrinë larg politikës, sepse politika është ndërtuar në një mekanizëm që ti e ke të pamundur të parashikosh rrugëtimin tënd politik bazuar në aftësitë e tua.

Ti futesh në politikë si grua e shkëlqyer dhe rrugës kryetari i partisë pasi  nuk gjendet në gjendje të madhe atë ditë, të djeg karrierën dhe ti nuk ke garanci që kontributi jot do të vlerësohet. Këtu është problem më i madh. Duke mos pasur garë ndodhin këto që ndodhin.” – nënvizoi avokati.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës duke thënë se kjo e fundit duhet të japë shpresë pasi qytetarët poi kin.

“Qytetarët po ikin nga ky vend sepse s’kanë shpresë, dhe shpresën e sjellë opozita. Ajo që duhet të jap besim e shpresë është opozita”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026