Aeroporti i Shkupit pa radar, qarkullimi i avionëve pritet të reduktohet ndjeshëm

24 Shtator 2025 | 16:47

Aeroporti i Shkupit aktualisht nuk ka mbulim me radar në fazën më të ndjeshme të fluturimit , gjatë uljes dhe ngritjes së avionëve. Kontrollorët e fluturimit janë të detyruar t’i menaxhojnë procedurat pa pamje të drejtpërdrejtë në ekranet e radarëve, duke u bazuar në kontroll procedural.

Problemi është thelluar pas daljes nga funksioni të radarit të vetëm që punonte në zonën e aeroportit. Bëhet fjalë për njërin nga dy radarët e vendosur në vetë aeroportin e Shkupit – një mbi kullën e kontrollit dhe një tjetër në afërsi të saj. Deri së fundmi, në funksion ka qenë vetëm i dyti, por edhe ai ka dalë jashtë përdorimit.

Kontrollori i fluturimeve dhe kryetar i sindikatit të Shoqatës Aksionare M-Nav që menaxhon dhe kontrollon trafikun ajror civil në RMV, shpjegon se pasojat nga kjo situatë janë se avionët që hyjnë dhe dalin nga aeroporti i Shkupit nuk monitorohen në kohë reale në lartësi të ulëta.

“Tashmë e dini që ka një defekt në radarin i cili monitoron pjesën e aterimit dhe ngritjes. Në këtë rast ne nuk mund të shohim asnjë qarkullim që është në lartësi për shembull deri tre mijë metra. Avionët zhvillojnë procedura që janë të parapara për situata të tilla të jashtëzakonshme, por është zvogëluar qarkullimi i avionëve, dhe nuk kemi të drejtë të shërbejmë avionë sa ka kërkesë reale. Ka vonesa në ulje dhe ngritje të avionëve. Në një periudhë një pjesë e fluturimit lihet tërësisht në duar të pilotit dhe udhëtarëve. Ne nuk e dimë se çfarë ndodhë pra. Bazohemi vetëm nga informacionet që na i japin”, tha Aleksandar Tasevski, Sindikata e Kontrollit të Fluturimeve në RMV.

Por nga Shoqata Aksionare për menaxhimin e trafikut ajror sigurojnë se ska rrezik për trafikun ajror dhe se defekti do të rregullohet së shpejti.

“Është vendosur kontakt i drejtpërdrejtë me prodhuesin dhe është lejuar qasja online te pajisja, në mënyrë që të bëhet diagnostikimi nga vetë prodhuesi dhe të jepen propozime dhe mbështetje për zgjidhjen e problemit. Po ashtu, M-NAV ka angazhuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe ekspertët e saj me qëllim që sa më shpejt të rikthehet në përdorim koka e radarit”.

Kjo situatë do të vazhdojë derisa të sillet pjesa rezervë e radarit nga jashtë, dhe kjo nuk dihet sa do të zgjasë. Në mënyrë shtesë do zgjasë edhe montimi i pjesës së dëmtuar dhe kjo thuajse do ta paralizojë aeroportin e Shkupit pasi në vend të ngritjes së më shumë avionëve, numri i qarkullimi do të reduktohet ndjeshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026