Aeroporti i Stambollit shpallet më i ngarkuari në Evropë
Sipas të dhënave nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL), Aeroporti i Stambollit ishte më i ngarkuari midis aeroporteve në Evropë në periudhën nga 21 deri më 27 prill.
Aeroporti i Stambollit u rendit i pari ndër aeroportet më të ngarkuara në Evropë me një mesatare prej 1,482 fluturimesh ditore në këtë periudhë, sipas Raportit të Rishikimit të Aviacionit Evropian, të publikuar dje, raportoi Anadolia.
Numri i fluturimeve në Aeroportin e Stambollit u rrit me katër për qind krahasuar me një vit më parë dhe me 24 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Aeroporti i Stambollit pasohet nga Amsterdam Schiphol me 1,419 fluturime ditore, Londër Heathroë me 1,357 fluturime, Paris – Charles De Gaulle me 1,344 fluturime dhe Frankfurti me 1,314 fluturime.
Më 17 prill, Aeroporti i Stambollit, i cili ishte aeroporti i dytë më i ngarkuar në Evropë vitin e kaluar, filloi operacionet e njëkohshme në tre pista.
Me këtë infrastrukturë, ai u bë i pari në Evropë me tri pista dhe i dyti në botë, pas SHBA-së.
Në vitin 2024, Aeroporti i Stambollit shërbeu rreth 80 milionë pasagjerë, duke e bërë atë aeroportin më të madh dhe të dytë më të ngarkuar në Evropë, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aeroporteve Shtetërore (DHMI).
Vitin e kaluar, ai u bë gjithashtu qendra më e ngarkuar e ngarkesave ajrore në Evropë, sipas raportit vjetor të trafikut të vitit 2024 të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turqia burgos disa zyrtarë të Stambollit
- Erdogan dhe Ceferin inagurojnë hapjen e zyrës së UEFA-s në Stamboll
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion